Samiu Dhuron

Posted on Posted in Aktivitete

Ne e dimë shumë mirë që nuk mundemi t’i largojmë përfundimisht problemet e familjes Ferraj por mundohemi sadopak që të paktën t’i lehtësojmë hallet dhe barrat e rënda. Falenderime për të gjithë që kontrubuat në #samiudhuron! Bashkëpunim, solidaritet dhe humanizëm; kaq pak për të arritur aq shumë!

Shpërndaj Dashuri

Posted on Posted in Aktivitete

Këtë fundjavë u munduam sadopak të largonim hallet e një familje në nevojë pranë Tiranës! Lumturi e veçantë të shihje 5 fëmijë, të cilët fati pak i ka ndihmuar, të qeshnin e të gëzoheshin. Në mundesh të shërbesh kur ke mundësi, bëje se BAMIRËSIA NUK TË VARFËRON! Faleminderit Fundjava Ndryshe për bashkëpunimin e frytshëm! #shpërndajDASHURI

Samistat vizitë në Shtëpinë e të moshuarve

Posted on Posted in Aktivitete

Samistat ditën e hënë ishin në një vizitë në Shtëpinë e të moshuarve për t’i ndryshuar sadopak përditshmërinë! Diferenca moshore nuk përbën barrierë, kënaqësia jonë t’u jemi sot në shërbim atyre që dikur kanë qenë në shërbim për ne! 🙂 Solidarizim, bashkëpunim; karakteristika të një qendre komunitare si Samiu. #shpërndajDashuri ❤️