Sami Frashëri, një gjimnaz i përgjithshëm në rrethin e Tiranës përbën një ishull ndryshe dhe një lider në sektorin parauniversitar të edukimit. Me një kapacitet rreth 1670 nxënës dhe me rrënjë të thella përbën një nga gjimnazet më të mëdha dhe me një traditë  më shumë se 53 vjeçare.

Gjimnazi ‘’Sami Frashëri’’ ka arritur një vlerësim periodik, sepse ndër vite është renditur si gjimnazi më i mirë i Shqipërisë. Një gjimnaz, ku ndryshe nga një traditë e një dhënie të thatë të dijes ka ardhur duke u modernizuar. Nga 35 klasa 3 prej tyre janë digjitale. Një mesimdhënie interaktive, ku teknologjia e lartë, elementet audio-vizuale dhe sigurisht stafi i kualifikuar janë kryefjala qe i japin përgjigje suksesit tonë.

Gjithashtu në këtë gjimnaz ndodhen dhe një laborator fizike, kimie, biologjie, informatike, dy palestra, një fushë basketbolli dhe volejbolli, por jo vetëm kaq.

Një shkollë me një reputacion të shkëlqyer, me metodologji dhe mësimdhënie interaktive, jetë tç gjallë, nxënës proaktivë dhe infrastukturë moderne. Diçka ndryshe! Një ngrehinë tre katëshe që nuk e keni nuhatur gjetkë, sepse gjimnazi ‘’Sami Frashëri’’  justifikon çdo pritshmëri tuajën.

 

 

Informohuni për të rejat më të fundit në lidhje me shkollën nëpërmjet email-it tuaj

Facebook